Presidenti Meta dekoron baletmaestron Kerni me “Nderi i Kombit”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar baletmaestron dhe drejtuesin e spikatur artistik, Ilir Kerni me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Pasi ndoqën një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë artistike të baletmaestros Kerni, Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh se ai ka arritur gjatë këtyre katër dekadave, të shkëlqejë me një repertor jashtëzakonisht të pasur në karrierën e tij.

Më tej Meta u shpreh se vendi ynë ka nxjerrë shumë talente, me të cilët i gjithë populli shqiptar krenohet, kur i shohim teksa arrijnë majat më të larta të suksesit në nivel ndërkombëtar, dhe të cilët përmes artit të tyre shërbejnë si ambasadorë të pasurisë shqiptare në vendet e tjera ku ata performojnë, punojnë dhe jetojnë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.