Presidenti/ Balla: Të përfshihemi të gjithë në proces

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot se Presidenti i ri i Republikës duhet të jetë e kundërta e Ilir Metës.

Gjatë një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla u bëri thirrje të gjitha palëve që të bëhen pjesë e këtij procesi, pasi kreu i ri i i shtetit duhet të qëndrojë mbi partitë politike.

Presidentin në Shqipëri nuk duhet ta ketë asnjë palë politike, për shkak të natyrës dhe pozicionit të Presidenti dhe që përcakton Kushtetuta. Vendosim kushtin dhe kriterin që PS ka kërkuar. Presidenti duhet të jetë i ndryshëm nga Ilir Meta. Merreni dhe shikoni Ilir Metën, çfarë ka përfaqësuar dhe të kemi një President ndryshe nga ai.

Ky është një moment historik për Shqipërinë, ku vlerat tona të mikpritjes dhe organizimi i 155 shteteve kudo në botë kanë ndjekur një aktivitet që zhvillohej në Shqipëri, siç ishte finalja mes Romës dhe Feynoordit.

Ndaj, Shqipëria meriton një President që të jetë mbi palët. Gjitha palët duhet të bashkohen me përgjegjësi në këtë proces. Keni dëshirë për të dëgjuar emra të propozuar nga opozita, ju jeni dëshmitarë realë. Mos fshihen pas letrës, o pranohet ose rrëzohet. Nuk ka kështu propozimesh. Kemi rënë dakord për disa pjesë të kësaj marrëveshjeje. Ne nuk do të propozojmë asnjë emër deri të dielën në orën 18:00. Presim opozitën. Asnjë propozim shkresor nuk kemi marrë deri tani.

Pjesëmarrja në këtë proces është përgjegjësi kushtetuese. Shqipëri meriton një president republike mbi palët dhe ne do të punojmë mbi ta”, tha Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.