Prej disa ditësh i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, pedagogu i njohur humb betejën me COVID-19

Prof. Dr Selim Luku, një prej pedagogëve më afatgjatë në Universitetin e Bujqësor të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Luku është autor i një sërë tekstesh si ai i Histologjisë, Anatomisë, Fiziologjisë, Atlaseve të Anatomisë, artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, monografi, si dhe broshura në drejtimin e Mjekësisë Veterinare.

Në sajë të këtij zhvillimi profesional, Prof. Selim Luku ishte ndoshta një nga pedagogët më afatgjatë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe vazhdoi të shkojë në auditoret e Fakultetit edhe shumë vite pas daljes në pension.

Madje, pas daljes në pension pati një rendiment të lartë në prodhimin e librave të fushës së tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.