Politikanët në karikaturë, Kapexhiu: Sot ka hatërmbetje kur nuk u bën

Karikatura, arti që vë lojë fenomene apo figura të caktuara, ka evoluar me zhvillimin e kohës. Po ashtu edhe mendimi i njerëzve për të.

Bujar Kapexhiu, regjisor dhe karikaturist thotë se dikur politikanët mërziteshin pse u bëje karikatura ndërsa sot shqetësohen pse nuk i sjell ata ne qendër të vëmendjes.

“Ndodh diçka e çuditshme, nëse përpara kishte hatërmbetje kur i bëjë karikaturë tani ka hatërmbetje që nuk i ke bërë karikaturë. Gjithëkushi në mënyrë shoqërore thotë kur të takon: Eh Bujar, nuk na bëre një karikaturë. E ndjejnë që me të qënurit në karikaturë ke një vlerë, je ekzistent, je në mbikqyrje, edhe pse mund të jetë ndonjë goditje, prapë është një ekzistencë në politikë.

Thuhet një fjalë, një karikaturë për një politikan është e rrezikshme, por më e rrezikshme është kur nuk ka asnjë karikaturë, je njeri i braktisur që artistët nuk të vënë re, nuk u intereson çfarë bën. Është vepër arti, dhe një karikaturë e bukur, e gjetur dhe pse ka një goditje është një vlerë. Në vite e vite me radhë ai personazh do ta ruajë si relike atë karikaturë në shtypin e ditës.

Karikatura ka qenë shumë më e zhvilluar në atë kohë. Ne kishim një shtëpi ku strehoheshin karikaturistët, revistën Hosteni, plus revistat e tjera. Si puna e futbollistit që i jep topin po nuk ka ku të luajë. Ne kishim penën, idetë, drejtimin dhe kishim ku i dërgonim dhe botonim kartikaturat.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.