Policia ndalon futjen e shkopinjve brenda “Air Albania”

Prej orës 18:00 ka nisur hyrja e tifozëve që do të ndjekin finalen e Conference League që do të luhet në “Air Albania Stadium” mes Romës dhe Feyenoord.

Forca të shumta policie ndodhen në hyrje të stadiumit duke zhvilluar kontrolle të rrepta mbi tifozët, për duke u ndakluar atyre sendet e rrezikshme me vete, në mënyrë që të mos krijohen incidente.

Ndërkohë nga pamjet filmike u pa që disa tifozë veç biletave kishin marrë dhe shkopinj me vete, por që u janë hequr gjatë kontrollit të policisë, duke mos i lejuar që sendet e forta të futen brenda stadiumit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.