Policia i gjen armë dhe municion luftarak në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Kurbin

Një 38-vjeçar është arrestuar në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi policia i ka gjetur armë pa leje.

Gjatë kontrollit fizik që efektivët i bënë shtetasit A.Gj., iu gjet në çantë një armë zjarri pistoletë “Zastava” dhe në shtëpi u gjet gjithashtu një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.   

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë ato pa leje, në banesë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zastava”, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 38-vjeçari që mbante armë zjarri me vete dhe në banesë. 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga  qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u organizua operacioni policor i koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

A. Gj., 38 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në një çantë, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Zastava”.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.