Policia bëhet gati për ditën e katërt të protestës, makina e rënda dalin në kryeqytet
Një tjetër protestë e paralajmëruar pritet të mbahet pasditen e sotme, e katërta në radhë që nisi si revoltë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Por duket se sot Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar shkatërrime e dëmtime të tjera në kryeqytet.
Në pamjet e publikuara nga mediat informative, shfaqen makinat e rënda të policisë teksa kalojnë në rrugët e kryeqytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.
Sorry, the comment form is closed at this time.