Policia arreston 11 drejtues mjetesh, pezullohen 19 patenta në 24 orët e fundit

11 persona, drejtues mjetesh janë vënë në pranga pas monitorimit të bërë nga Policia Rrugore, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Mësohet se gjashtë prej tyre janë prangosur për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.

Në njoftimin e Policisë Rrugore bëhet me dije se në 6 orë monitorim janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi që variojnë nga 145 km/h deri në 166 km/h.

Një prej tyre është kapur me një mjet luksoz të llojit “BMW X6’, teksa udhëtonte në aksin Fier-Vlorë.

Gjithashtu mësohet se janë vendosur edhe 1690 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.