Polici i ri vrau kolegun brenda komisariatit, flet avokati

Ludjan Zaimi u la sot me masë sigurie “arrest me burg” pasi tre ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi brenda Komisariatit numër 3 në Tiranë.

Duke folur për mediat, avokati i 25-vjeçarit është shprehur se klienti i tij është shfaqur i tronditur këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore.

I riu mësohet se ka pranuar krimin, por sipas avokatit nuk është se ka dhënë ndonjë shkak konkret lidhur me aktin që ka bërë.

“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur.

Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës.

Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Nuk e përcaktoi por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje”, – tha avokati për mediat.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.