Polici i dehur, pronari i lokalit: Thashë mos i çonin më pije

Efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla, i cili plagosi me armën e shërbimit shtetasin Murteza Lika në ambientet e një lokali, ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se pronari i lokalit ka deklaruar për policët se kishte urdhëruar kamarieret të mos i ofronin më birra.

Edhe pse në sallën e gjyqit Lufti Gjyla dëgjoi qetësisht vendimin për “arrest me burg” deri në fund të hetimeve, efektivi policisë s’ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë.

Për Gjylen ka folur avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata, i cili ka ngritur alibinë për plagosje të lehtë të qytetarit Murteza Lika.

Ai pretendoi se arma i është shkrepur pa dashje ndërsa i plagosuri rezulton një i sëmur mendor, me kartel të hapur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.