Po vjen stuhia me bubullima, qytetet që do të godasë sonte dhe nesër
Duke filluar nga mbrëmja e sotme, një pjesë e territorit shqiptar do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia që do të kulmojë nesër.
Furtuna po vjen nga Jugu për të përfshirë më pas të gjithë vendin.
Moti i keq që do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave do të shoqërohet me erë të fortë.
Reshjet do të përfshijnë brigjet e Italisë dhe Ballkanin Perëndimor, duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi.
Po ashtu, vendet e Rajonit të Balltikut dhe Evropës Perëndimore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, me rrebeshe dhe dëborë.
Sorry, the comment form is closed at this time.