“Po pres varkën”, biseda e fundit nga Shkodra e shefit të anti-drogës që u zhduk

Zbulohen detaje të reja nga zhdukja e shefit të anti-drogës në policinë e kufirit të Malit të Zi, Rudolf Elezoviç i cili humbi gjurmët në datë 27 Maj dhe prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij.

Sipas telefonit celular sinjali i fundit rezulton në një zonë mes fshatit Pentar në Shqipëri dhe Fraskanjel në Mal te Zi që ndahen nga lumi Buna.

Rudolf Elezoviç kohët e fundit kishte kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në bazë edhe të marrëveshjeve dy palëshe për hetime të ngjarjeve të ndryshme. Kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 Majit.

Sipas ABCnews, Rudolf Elezoviç i ka thënë të afërmit të tij se “po pres një person që të vijë të më marrë me varkë dhe të më transportojë në anën tjetër të Malit të Zi”.

Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.