Po kthehej nga puna, humb jetën në aksident i riu shqiptar

Gevis Muhaj po kthehet nga puna në momentin e aksidentit tragjik që i mori jetën.

22-vjeçari nga Fieri jetonte në Itali dhe sipas mediave atje ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 14.30, në Via Matteotti, afër Argenta. Ai punonte si mekanik.

Ai po kthehej në shtëpi me makinën e tij “Ford Fiesta” kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë, goditje fatale për të riun.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.