‘Plumbi i artë’, sekuestrohet një dron ushtarak

Sofistikimi në mënyrën se si përgatiteshin atentatet është një tjetër pikë e vënë në dukje nga hetuesit.

Ndërkohë gjatë operacioneve të kryera, është gjetur edhe një dron ushtarak, i cili përdoret për vëzhgime, megjithëse ky nuk është i vetmi funksion i tyre.

Grupi hetimor është duke kryer verifikimet nëse pajisja është përdorur për ndonjë ngjarje.

Një makinë e blinduar gjithashtu është sekuestruar gjatë këtyre operacionit, i cili ka vijuar prej disa ditësh më synimin për të arrestuar në Elbasan Talo Çelën.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri më tani kanë çuar para drejtësisë për këtë dosje 32 persona për dhjetra vjedhje me dhunë dhe vrasje me pagesë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.