Plazh në shkurt? Kosovarët “pushtojnë” bregdetin shqiptar

Mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar këtë fundjavë për në bregdetin e Shqipërisë.

Fluksi i shumtë i mjeteve dhe i udhëtarëve ka bërë që në kufi të ketë radhë kilometrike të makinave, që kanë nisur “alarme” me bori.

Pritja për të hyrë në territorin shqiptar zgjat deri në 30 minuta, ndërkohë që për të përballuar fluksin, policia kufitare po punon me 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.

Radha sërish mbetet e gjatë, por dëshira e qytetarëve të Kosovës për të shijuar bregdetin shqiptar këtë fundjave, siç duket është më e madhe. Pse jo, për të shijuar edhe plazhin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.