Plas keq sherri në KQZ/ Rusmajli sulmon përfaqësuesen e PD-së

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka mbajtur seancën e radhës ditën e sotme, ku po shqyrtohen kërkesat ankimore për qarkun e Gjirokastrës.

Mbledhja nisi me një debat intensiv mes anëtar-it të KAS Ilir Rusmajli dhe përfaqësueses së Partisë Demokratike në KQZ Lealba Pelinku.

Teksa Pelinku dorëzoi dosjen ankimore me pretendimet e Partisë Demokratike, ish-ministri i Drejtësisisë Rusmajli tentoi ta intimidonte duke e pyetur disa herë nëse kjo dosje ishte përfundimtare apo jo. Teksa po analizonte pretendimet e PD-së, se dy persona pjestarë të administratës zgjedhore kishin votuar dy herë, Rusmajli kërkoi nga Pelinku identitetet e tyre dhe pozicionet në qendrat e votimit. Në ëtë moment Pelinku iu përgjigj se kjo gjë mund të verifikohet dhe personat të zbulohen me emra.

Kjo bëri që Rusmajli të niste intimidimin ndaj përfaqësueses së PD-së, duke i thënë që dosja që presupozohet si përfundimtare nuk është e tillë.

Rusmajli: Nga ajo që shoh unë këtu janë dy raste ë ju dhe i keni markuar në gjithë tabelën, që kanë votuar me të njëjtin identitet. Me të njëjtën mjet identifikimi thoni në dokument se kanë votuar dhe aty ku kanë qendrën e votimit dhe aty ku janë caktuar si pjesë e amdinistratës së KQZ-së.

Ju i njihni, e din se çfarë funksionesh kanë ushtruar këta dy persona ditën e zgjedhjeve? Me çfarë detyre janë ngarkuar këta persona.

Pelinku: Ne na rezulton si administratë zgjedhore, mund të ketë qenë komisioner ose operator

Rusmajli: Nuk e keni çeluar identitetin dhe nuk keni ndërmend ta bëni?

Pelinku: Mund të bëhet!

Rusmajli: Po a nuk thatë që ishte përfundimtar ky dokument dhe ky hetim?

Pelinku: Kjo ishte çfarë disponojmë deri tani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.