Plani i COVAX për vaksinat anti-Covid/ Sa doza merr Shqipëria?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar sot planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave anti-Covid, nëpërmjet mekanizmit COVAX, që synon një shpërndarje të barabartë të dozave.

Duke u bazuar në publikimin e parashikimit të furnizimit global dhe rajonal të COVAX 2021, parashikohet të firmosen kontrata me kompanitë “Pfizer/BioNTech” dhe “AstraZeneca”.

Sipas një njoftimi për mediat nga OBSH bëhet me dije se, ende nuk gjë përfundimtare, por plani është që shpërndarja e dozave të bëhet në kohën e duhur dhe të mos ketë vonesa të tjera.

Parashikohet që shpërndarja e dozave të vaksinave të bëhet për të gjithë pjesëmarrësit, por ka dhe vende që kanë hequr dorë nga ky mekanizëm.

Në një grafik të publikuar nga OBSH, Shqipëria do të sigurojë 141, 600 doza, ndërsa Kosova do të marrë 100, 800 doza.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.