Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, policia arreston autorin

Policia e Fierit ka arrestuar një 59-vjeçar i shpallur në kërkim që në korrik të këtij viti për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi.

Operacionin policor i koduar “Kurjan” çoi në pranga shtetasin Ushtar Stani, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 29 korrik 2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në datën 23 korrik 2021, në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Stani ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. H., 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.