Plagosi me 2 plumba në këmbë fqinjin, zbardhet dëshmia e autorit: Më helmoi delet

TIRANË– Zbardhet dëshmia e 69-vjeçarit Gjergj Gjini, i cili plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hilë Gjinin, teksa ky i fundit po çonte në shkollë dy fëmijët e tij.

Autori i plagosjes është shprehur para Policisë se konflikti me 43-vjeçarin ka nisur që në vitin 2004, pasi sipas tij ai i kishte helmuar delet.

“Kishim konflik që në 2004 pasi ai më helmoi delet,”- ka thënë autori mes të tjerash. Por nuk ka mbaruar këtu!

Ai ka shtuar se me Gjinin ka pasur edhe konflikte edhe për çështje pronësie, për të cilat kishin debatuar disa ditë më parë.

Policia ka dyshime të forta se Gjini ka probleme edhe me shëndetin mendor. Pritet që të merren deklarimet e të plagosurit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.