Plagosi 51-vjeçarin në Mirditë, arrest me burg për autorin

Autori i plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit në Mirditë, do të qëndrojë në burg.

Florian Gjoka u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi dëgjoi palët gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi te ligjshëm arrestimin e 21-vjeçarit.

Kështu gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ngjarja ndodhi ditën e premte në Fan të Mirditës, pranë rrugës së Kombit, ku dy vëllezërit Florian dhe Altin Gjoka kanë nisur debatin verbal me 51 vjeçarin, ndërsa efektivët i janë afruar për të ndarë sherrin.

Por në një moment sapo njëri prej vëllezërve ka nxjerr armën punonjësi i policisë ka tentuar ta neutralizoje, por ka qenë e pamundur.

Më pas 2 vëllezërit janë larguar me motor. Lajmërimin e parë e kanë dhënë këto efektivë që ishin pranë vendin të ngjarjes të cilët i kanë njohur palët e përfshira në konflikt.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.