Plagosen me armë dy persona në Sarandë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mesnatën e së shtunës në Sarandë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta.

Sipas policisë të plagosurit janë shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.