PL: Bashkia ka trefishuar tarifat e plehrave

Partia e Lirisë ngre alarmin për qytetarët duke thënë se bashkia e Durrësit ka trefishuar tarifa e menaxhimit të mbetjeve.

Në një postim të bërë në Facebook, PL shprehet se kjo ishte ‘shuplaka’ e radhës për qytetarët e Durrësit dhe ‘shpërblimi’ i Bashkisë pasi kërkuan votën në Zgjedhjet Vendore të 6 Marsit.

Postimi i plotë

Bashkia e Durrësit 3 herë më shumë ‘duart në xhepat e durrsakëve’ në vitin 2023!

Këmbanë alarmi për qytetarët e Durrësit, trefishohet tarifa e menaxhimit të mbetjeve!

Bashkia nuk ka burime, apo kapacitete të përballojë menaxhimin e mbetjeve me buxhetin e vet dhe nuk arrin të mbulojë shpenzimet për pastrimin e territorit, apo të grumbullimit të mbetjeve. Tarifat që mbledh kjo Bashki për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve nuk mbulojnë dot shpenzimet për këtë funksion prej vitesh. Madje diferenca mbulohet nga fondet e tjera të bashkisë, të cilat mund të përdoreshin për shërbime të tjera, si më shumë investime në arsim, pastrim të qytetit, vijës bregdetare etj.

E si pasojë e dështimit të saj Bashkia vjedh nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në Durrës, duke trefishuar tarifat në vitet pasardhëse!

Si mos të mjaftonte kriza nga tërmeti dhe pandemia, familjet durrsake duhet të paguajnë ‘tekat e çmëndura’ të ksaj qeverie të pangopur!

Kjo ishte ‘shuplaka’ e rradhës për qytetarët e Durrësit dhe ‘shpërblimi’ i Bashkisë pasi kërkuan votën në Zgjedhjet Vendore të 6 Marsit!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.