“Shqipëria 2030”, Rama: Të rinjtë do fitojnë mijëra euro nga interneti

Kryeministri Rama tha, gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve për rijetësimin e Piramidës se, projekti ka qenë më i vështiri, por shtoi se koha e madhe e harxhuar nuk ka humbur kot, pasi ky projekt është shumë bindës dhe ambicioz.

Sipas tij, pikërisht Piramida që ndodhet në mes të Tiranës u kthye në qendër e kioskëzimit, madje edhe simbolit të “tokës së xanun”, teksa vetë e pranoi se për 11 vite si kryebashkiak e ka pasur në mendje si mund të kthehej në aset.

“Vitet e lanë mu në mes të Tiranës, në një proces degradimi. Asnjëherë nuk u gjet mënyra si kjo godinë mund të shërbente jo për qëllimin që u ndërtua, por për të tjera dhe me funksione të tjera. U provuan një sërë gjërash, që çuan në qoskëzimin e brendshëm. U kthye si një lloj simboli i tokës së xanun, në një bashkëpunim mes shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes. U kthye në një vend ku veprimtaritë s’kishin lidhje me njëra-tjetrën, dhe ku hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend i shkretë”, tha ai.

Rama foli për edhe projektin “Shqipëria 2030”, për të cilin tha se të rinjtë do të fitojnë mijëra euro vetëm nga interneti.

‘Nuk shkojnë të punojnë as në shtet as në privat, por kanë gjetur punën në internet. Bëjnë shërbime në internet për të tretë. Sot, në këtë moment që flasim, janë 2.4 milionë vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të këtij lloji. Ajo që ne jemi duke përgatitur për të çuar në fazë të re revolucionin është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre në rrjetet digitale shumë më tepër se do fitonin po të shkonin në Gjermani. Ne po përgatisim një nga pikat e platformës sonë të Shqipërisë së vitit 2030, krijimin e hapësirës së re për aftësimin sa më cilësor të të rinjve të sotëm për të qenë nesër pjesë e këtij tregu të madh që vetëm mund të zgjerohet dhe jo të ngushtohet…. Dija digjitale, e shoqëruar me dijet e tjera që janë të nevojshme është e mjaftueshme për ta bërë këdo për të fluturuar përtej kufijve. Një vajzë që sot është në Korçë kishte një portofol pune të imagjinueshëm, që nga shërbimi për Instagramin e një boksieri, një website në Londër… Si ajo, të paktën vetëm në Korçë janë 100 të tjerë”, tha shefi i qeversië.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.