Përplasi për vdekje 45-vjeçarin në Kavajë, arrestohet drejtuesi i makinës

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në Kavajë, ndërsa policia ka arrestuar shoferin.

Sipas bluve aksidenti ka ndodhur në orën 01:50, ndërsa viktima është një 45 vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar”, njofton policia.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe se kush e ka pasur fajin. Gjatë ditëve të fundit ka patur shtim të rasteve të aksidenteve të rënda me pasojë edhe vdekjen e qytetarëve, për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.