Përplasi kalimtaren në trotuar, 19-vjeçari është djali i Erzen Breçanit

Ditën e sotme, 19-vjeçari Jehon Breçani ka humbur drejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçare shtatzënë, e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio në Tiranë.

Raportohet se 30-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i është këputur njëra këmbë gjatë aksidentit. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni.

Shoferi i makinës tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore. 19-vjeçari ka rezultuar me 0.00% në testin e alkoolit.

Sipas Report TV, 19-vjeçari Jehon Breçani, i cili përplasi me makinë të renë shtatzënë në Tiranë është djali i Erzen Breçanit, ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.