Përmet/ COVID-19 mbyll gjykatën e Faktit deri më 13 dhjetor

Covid-19 prek edhe Gjykatën e Faktit në Permet.

Lajmi bëhet i ditur nga kancelarja e kësaj gjykate Orjana Dervishi e cila konfirmon pezullimin e të gjitha çështjeve gjyqësore të planifikuara ditën e sotme dhe javës në vazhdim si dhe shërbimet ndaj publikut.

Pjesëtare të administratës gjyqësore të kësaj gjykate janë konstatuar me Covid-19 dhe për rrjedhojë aktiviteti i kësaj gjykate për ditët pasuese është i pamundur.

Dyert e Gjykatës së Faktit në Përmet do të riçelën në datën 13 dhjetor duke rifilluar procesin normal te funksionimit të ketij institucioni.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.