Përmbyset autoboti në Qafë Thanë, nafta derdhet në rrugë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë, ku si pasojë për disa minuta është bllokuar rruga kryesore.

Mësohet një autobot me naftë është përmbysur në rrugë dhe për pasojë karburanti është derdhur, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Nga ky aksident nuk raportohet për të plagosur. Ndërkohë rruga është larë me ujë nga zjarrfikësit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.