Moti “pezullon” lundrimin në Vlorë

Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe të peshkimit në Vlorë. Vendimi e kanë marrë institucionet shtetërore, që u kërkojnë peshkatarëve të mos dalin me mjetet lundruese këtë të diel.
Autoriteti Portual ka njoftuar se, bazuar në parashikimet për kushtet e motit për 24 orët e ardhshme, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
“Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti në drejtimin Jug-Juglindje, forca 5-6 bft brenda gjirit të Vlorës; era dhe deti në drejtimin jug-juglindje, forca 6-7 bft jashtë. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike pritet të vijë më 7 dhjetor, pas orës 02:00. Janë pezulluar gjithashtu edhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.