Perisiç ‘bëhet’ londinez, lë Italinë dhe Interin

Tottenham ka siguruar shërbimet e Ivan Perisic. Kroati kreu mbrëmë viziat mjekësore në Londër, ndërsa këtë të martë pasdite ka ardhur zyrtarizimi i shumëpritur nga tifozët e Spurs. Anësori firmosi një kontratë deri në vitin 2024.

Ai që ka kërkuar me ngulm transferimin e tij te kjo skuadër ka qenë trajneri i Tottenham, Antonio Conte. Tekniku italian dhe lojtari njihem me kohë, pasi dikur punonin së bashku te Interi. Për Perisiç kjo është përvoja e parë në Angli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.