Përfundon procesi i deklarimit të pasurisë për 35 kandidatët për hetues të BKH, nis verifikimi nga SPAK
Procesi i formularëve të deklarimit të pasurisë për 35 kandidatët për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar dhe tashmë i hapet rruga verifikimit nga ana e SPAK.
Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Mediat bëjnë të ditur se disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.
Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit, kandidatët do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.
Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.
Sorry, the comment form is closed at this time.