Përfshihet nga zjarri maja e Bukanikut në Elbasan, era përhap flakët

Përfshihet nga flakët maja e Bukanikut, në njësinë administrative Gjinar. Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi ndihmuar edhe nga era.

Ky zjarr dyshohet se është i qëllimshëm ndërsa vetëm ndërhyrja nga ajri do të bënte të mundur shmangien e zhdukjes së kurorës së pyllëzuar të malit. Terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Zona ku ka rënë zjarri është e përbërë nga pisha, dushk dhe shkurre të ndryshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.