Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan
Flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen “Kala” në Elbasan. Për rastin është njoftuar reparti zjarrfikës, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe ka lokalizuar dhe fikur flakët që përbënin rrezik edhe për banesat e tjera.
Zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet për një shkëndijë elektrike.
Sakaq, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sorry, the comment form is closed at this time.