Përfshihet nga flakët makina në Librazhd

Një makinë, e cila ishte parkuar në një garazh në Librazhd, është djegur.

Ngjarja ndodhi Në lagjen “Nr 1”. Burime nga policia bënë me dije se mjeti tip “Golf “, në pronësi të shtetasit G.H., i cili ishte i parkuar në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një difekti në sistemin elektrik.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.