Për vepra të ndryshme, 8 të arrestuar në Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Q., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e tyre të mitur

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim N. Z., 49 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim A. I. (K)., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– V. M., 39 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin E. B., 27 vjeç;

– A. B., 32 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– K. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

– R. P., 54 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. V.
—-
Më datë 19.12.2021, shtetasi S. E., 74 vjeç, ka kallëzuar se para një jave është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi R. E., 42 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.