Pence në Manzë: Ne ndajmë një parim për Iranin e lirë

Ish-zv/presidenti amerikan, Mike Pence, ka mbajtur fjalimin e tij në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë në nisje të vizitës së tij në Shqipëri.

Pence deklaroi se ka udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu, pasi ndajnë një çështje të përbashkët për çlirimin e popullit të Iranit.

Ai deklaroi se populli amerikan mbështet ata që luftojnë për lirinë e Iranit ndërsa shtoi se sot SHBA janë shtëpia e diasporës iraniane.

“Kam udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu pasi ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit. Ne ndajmë një parim për një Iran të lirë dhe demokraci të qëndrueshme. Dua të falënderoj të gjithë. Shumica jush keni kaluar situata shumë të vështirë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë.

Unë flas në këndvështrimin e shumicës amerikane. Populli amerikan janë me ju dhe ju mbështesin ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di brenda zemrës sime që shumica duke qenë përvoja ime që kam shërbyer ne kongres dhe duke qenë edhe zv president e di që shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 mln amerikanë kanë lindur në Iran.

SHBA sot është shtëpia e diasporës së Iranit më shumë se çdo vend tjetër në botë. Amerika është pasuruar shumë nga kontributi i shumë iranianëve. Amerika është dhe do të jetë gjithmonë tokën e lirisë duke mbajtur përgjithmonë flakën e lirisë në përjetësi. Jemi krenar për komunitetin tonë dhe bashkohemi me zemrat tuaja për viktimat që kanë rënë për lirinë dhe ata që kanë vuajtur. Ne ju mbështesim. Zëri juaj në hapësirën globale është më i fortë se gjithmonë”, deklaroi Pence.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.