Pedofilia/ Policia shpall në kërkim Ardian Barollin

Policia e Devollit ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin Ardian Barollin, i cili u demaskua nga emisioni “Piranjat” si pedofil, pasi i kërkoi marrëdhënie seksuale një të miture, vetëm 14 vjeçe.

Blutë bëjnë me dije se ai akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pas transmetimit të pamjeve filmike të publikuara në emisionin ‘Piranjat’ në ABC News Albania, si pasojë e të cilave dyshohet se 47-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj saj. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.