Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti, Çuçi njofton krijimin e kompanisë publike

Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, cili pohoi se do të krijohet një kompani publike.

Çuçi dha lajmin teksa prezantoi arritjet e vitit 2022 dhe foli për prioritetet e punës së vitit 2023. Ai tregoi se gjatë këtij viti do të krijohet një kompani shtetërore për të ofruar këtë shërbim pa zbuluar më shumë detaje. Koncensionari “Aleat” e përfundoi kontratën në dhjetor të 2022. Pritet që sipas kushteve të rëna dakord, kompania koncensionare të dorëzojë asetet dhe infrastrukturën tek shteti.

“Pritshmëritë që kemi për 2023 e para është sfida për të marr në dorëzim të gjithë atë strukturë që është për printimin apo lëshimin e pasaportave të ID shqiptare të aleatit ku ne do krijojmë një kompani shtetërore për këtë qëllim që do jetë për shërbimin e prodhimit të dokumenteve biometrik në përgjithësi duke trashëguar të gjithë asetet dhe burimet njerëzore që janë krijuar gjithë këto vite tek kompania aleate që ka prodhuar të gjithë këto dokumente tashmë duke e marr një kompani shtetërore që është marr për këtë qëllim.”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.