Pas vizitës së Ramës, vëllezërit e Klodian Rashës: Për dy ditë…
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot përsëri familjen e Klodian Rashës, pasi u refuzua pensioni që iu dha nga qeveria.
Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës.
Nga ana tjetër, vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha, thanë jashtë kamerave se pensionin do ta japin për bamirësi, pasi ata nuk kanë nevojë për pension, por për drejtësi.
Gjithashtu, vëllezërit e të riut të ndjerë Rasha, i thanë televizionit “ABC News” se, “për dy ditë do ta merrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje”.
Kujtojmë se qeveria i ka akorduar familjes Rasha një pension të posaçëm. Në vendim thuhet se, pas vrasjes që, cilësohet si “aksidentale”, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social ( që është 7.6 mijë lekë në muaj) familjes së të riut të ndjerë.
Sorry, the comment form is closed at this time.