Pas Ramës “kapiten”, pozojnë edhe ministrat në aeroplanmbajtëse

Pas kryeministrit Edi Rama që pozoi si “kapiten”, edhe ministrat kanë publikuar foto nga aeroplanmbajtësja amerikane e dislokuar në Adriatik.

Sot është zhvilluar stërvitja e NATO-s në ujërat shqiptare, ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Ndërkohë, forcat amerikane kanë dërguar aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Pak orë më parë, kryeministri Rama postoi foto dhe video nga avionët ushtarakë.

Rama si “kapiten” kishte marrë me vete dhe një pjesë të kabinetit qeveritar.

“Kaluam disa orë me partnerët tanë të çmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane ‘Harry S. Truman’. Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në rrjetet sociale..

Ndërsa ministrja Elisa Spiropali shkruan: “Ditë e bukur sot në aeroplanmbajtësen ‘Harry S. Truman’, e cila po kryen një stërvitje intensive në Detin Adriatik, së bashku me forcat e marinës shqiptare. Krenarë për aleancën tonë në NATO”.

Në këtë stërvitje, Rama kishte marrë me vete ministrat Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Bledi Çuçi, Arben  Ahmetaj dhe Niko Peleshi.

This image has an empty alt attribute; its file name is peleshi-2.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is 640-0-61e1d9e88d9f1.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is 640-0-61e1d9e8329d9.jpg
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.