Pas Nju Jorkut dhe Londrës, protestë edhe në Stamboll për Klodian Rashën

Ndërsa në Shqipëri vijuan sot në ditën e gjashtë protestat pas vrasjes së Klodian Rashës nga një punonjës policie, Unioni Studentor Shqiptar-Turqi organizoi ditën e sotme, një marshimin paqësor drejt Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll.

“Ky marshim i bashkohet lëvizjeve solidarizuese që po bëhen çdo ditë në sheshet e çdo qyteti në Shqipëri, por edhe atyre ne qytetet me kryesore të botës nga diaspora shqiptare, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe për të dënuar terrorin dhe dhunën e ushtruar nga forcat e rendit”, njoftoi në rrjetet sociale Unioni Studentor Shqiptar-Turqi.

Ata kanë falënderuar pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që shprehën mbështetjen e tyre virtuale për organizimin e kësaj veprimtarie, në pamundësi për të marrë pjesë për shkak të kufizimeve të vendosura në kuadër të mbrojtjes ndaj COVID-19.

Protesta në Stamboll vjen pas asaj të zhvilluar në Londër dhe Nju Jork, një ditë më parë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.