Pas mesazhit të Yuri Kim, vjen reagimi i parë nga PD: Do u ndalohet hyrja në SHBA…

Gjatë konferencës “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”, ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, u shpreh se urdhri i Biden lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor kërkon bashkëpunim dhe punë kolektive.

Ndër të tjera Kim tha se nëse trafikoni qenie njerëzore dhe korrupsioni do ju ndalojmë hyrjen në SHBA. Deputeti i partisë demokratike Tritan Shehu në një lidhje skype ishte i ftuar në emision Breking ku foli për reagimin e Ambasadores, Shehu tha se përshëndes deklaratën e Yuri kim  për korrupsionin dhe trafikimin e qënive njerëzore.

“Përshëndes deklaratën e Yuri kim  për korrupsionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria është kthyer në një republikë kanabisi. Hapja e tanishme negociata merr hapa të tjera,” tha Shehu.

Shehu foli dhe për takimin e presidentëve Biden dhe Putin tha se Joe Biden është një njohës i thellë i Ballkanit Perëndimor. Ai është një luftëtar që çmontoi makinën vrasëse Jugosllave. Është një nga gurët e themelit të ndërtimit të Ballkanit Perëndimor.

“Joe Biden është një njohës i thellë i Ballkanit Perëndimor. Ai është një luftëtar që çmontoi makinën vrasëse Jugosllave. Është një nga gurët e themelit të ndërtimit të Ballkanit Perëndimor. Rusia ka interesat e saj në Ballkan, Biden simboli demokracisë në botë, SHBA nuk është kundër Rusisë por bashkëpunuese. Garancia e paqes në Ballkan është presidenti Biden.  Është një nga gurët e themelit të ndërtimit të Ballkanit Perëndimor. Rusia ka interesat e saj në Ballkan, Biden simboli demokracisë në botë, SHBA nuk është kundër Rusisë por bashkëpunuese. Garancia e paqes në Ballkan është presidenti Biden,” u shpreh Shehu.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.