Pas Kryeministrisë, protesuesit sulmojnë edhe Bashkinë e Tiranës

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës vijon teksa protestuesit kanë lënë Kryeministrinë për t’u rikthyer tek Ministria e Brendshme.

Protestuesit janë rikthyer për të sulmuar godinën e Ministrisë së Brendshme, ashtu siç bënë pak orë më parë. Madje protestuesit nuk kanë kursyer as godinën e Bashkisë së Tiranës që ndodhet pas Ministrisë.

Në fakt disa protestues kanë mbetur ende tek kryeministria, por shumica ndodhet tek Ministria e Brendshme tashmë për të vijuar protestën. Me sende të forta apo dhe me barrierë protestuesit tentojnë të thyejnë dritaret e Ministrisë së Brendshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.