Parashutisti humb kontrollin, bie në bregdetin e Durrësit

Një parashutist ka humbur kontrollin ditën e sotme dhe për pasojë ka rënë në ujërat e detit Adriatik.

Mësohet se parashutisti ka rënë në bregdetin e Durrësit, duke trembur edhe pushuesit e tjerë dhe ka rrezikuar të mbytet.

Në ndihmë të parashutistit kanë shkuar pushues, të cilët kanë arritur që ta shpëtojnë.

Ata e kanë nxjerrë nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.