Papa Françesku/ Ja kur do të jetë udhëtimi i parë pas pandemisë dhe ku!
Papa Françesku do të udhëtojë në Irak në marsin e 2021. Ky udhëtim i Papës, do të jetë i pari jashtë Italisë, që prej fillimit të pandemisë.
Papa do të vizitojë Baghdadin, nga 5 deri në 8 mars.
“Programi i udhëtimit do të bëhet i njohur në kohën e duhur dhe do të marrë në konsideratë evolucionin e urgjencës shëndetësore në të gjithë botën,” shtoi ai.
“Vizita e Papës përfaqëson një ngjarje historike” tha Ministria e Jashtme e Irakut në një deklaratë”.
Papa ka kërkuar prej kohësh një udhëtim në Irak. Një vizitë ishte në dëshirat e Papës në 2020, por për shkak të pandemisë nuk u realizua.
“Unë mendoj vazhdimisht për Irakun, atje ku unë dua të shkoj vitin e ardhshëm, me shpresën se e ardhmja do të jetë një kohë paqeje”, tha Papa në 2019.
Sorry, the comment form is closed at this time.