Panairi i Librit/ Bien leximi dhe tirazhet

Nën moton “Ne jemi të gjithë lexues” do mbahet edicioni i 25 i Panairit të Librit.

Por duket se inflacioni i çmimeve ka prekur ndjeshëm edhe librin.

Rënia e leximit, reflektohet në ulje tirazhesh, bashkë me rritje çmimesh.

Kjo situatë gri e librit pranohet edhe nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila i delegon përgjegjësitë tek institucionet shtetrore.

Paniri i përvitshëm i Librit mbledh bashkë këtë herë 85 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas kryetarit të Shoqatës, Petrit Ymeri, edhe në këtë Panair do të ketë zbritje çmimesh dhe disa aktivitete me fokus kryesisht të rinjtë dhe fëmijët.

Panairi do të organizohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve, nga datat 16-20 nëntor.

Aty nuk do të mungojnë takimet me shkrimtarë, poetë, përkthyesë, ku lexuesit do të njihen me botimet e reja.

Përmbyllja e “festës së librit” do të jetë me çmimet letrare të Panairit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.