Pandemia, mjekët bëjnë apel: Të infektuarit me COVID të matin gliceminë!

Shumë qytetarë kanë diagnostikuar diabetin e fshehur gjatë kohës që ishin të infektuar me COVID.

Mjekja endokrinologe në spitalin Hygeia, Blerina Dyrmishi thotë se tek pacientët diabetik, infeksioni i ka përkeqësuar parametrat e pankreasit apo ka rritur gliceminë.

“Nga ana tjetër edhe vetë infektimet me Covid kanë çuar edhe në disgnostikimet e reja,  të diabetit, që nuk kanë qenë të lidhura edhe me ndryshimin që sjell vetë Covid në pankreas”, thotë mjekja.

Ajo apelon që të gjithë personat e prekur nga Covid-19, të shtojnë në listën e kontrolleve, edhe matjen e glicemisë.

Diabeti kryesisht zbulohet tek personat mbi 40 vjeç.

Megjithatë mjekët thonë se kohët e fundit nuk ka dallime moshe, për shkak të kequshqyerjes apo jetës sedentare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.