Pandemia, Gjinushi: Duhen rikthyer kufizimet, të paktën për dy javë

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ka propozuar shtrëngimin e masave kufizuese për të paktën dy javë.

Gjatë konferencës “Pandemia dhe rimëkëmbja – strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit”, ai tha se, për të përshpejtuar uljen e kurbës që tashmë ka nisur në vendet e tjera, Shqipërisë i duhet të paktën një periudhë dyjavore me kufizime. Sipas Gjinushit, Shqipëria ka aktualisht masat më të buta se në Evropë.

“Kurba e përhapjes ka formën e një vargmali. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja. Ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masat më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen, duhet të përforcojmë kufizimet për së paku dy javë”, kërkoi Gjinushi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.