Pandemia/ 1 viktimë dhe 979 të infektuar 

Ministria e Shëndetësisë raportoi se, nga 2,243 testime të kryera, 979 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit.

Fatkeqësisht një humbje jete është shënuar nga Covid, ndërsa 993 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i plotë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë u bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2243 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 979 qytetarë, në këto bashki:
344 në Tiranë, 74 në Durrës, 67 në Fier, 42 në Sarandë, 36 në Lushnje, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Berat, Elbasan, nga 23 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 18 qytetarë në Kavajë, Korçë, 17 në Kamëz, nga 15 qytetarë në Shijak, Divjakë, 14 në Gjirokastër, 13 në Pogradec, nga 12 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Vorë, Kuçovë, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Krujë, Delvinë, Devoll, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, nga 6 qytetarë në Patos, Maliq, Librazhd, nga 5 qytetarë në Roskovec, Skrapar, nga 4 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kukës, Selenicë, Tepelenë, Dimal, Poliçan, Peqin, nga 2 qytetarë në Has, Dibër, Mat, Këlcyrë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Pukë, Bulqizë, Përmet, Belsh.

Janë 7,706 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Saranda 64 vjeç.

Janë shëruar 993 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 303,304 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika – 3 gusht 2022

Raste të reja ditore 979
Të shëruar në 24 orë 993
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2243

Testime totale 1,923,533
Raste pozitive 314,561
Raste të shëruara 303,304
Raste aktive 7,706
Humbje jete 3,551

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,946
Fier 673
Durrës 620
Vlorë 516
Elbasan 380
Korçë 309
Gjirokastër 297
Shkodër 287
Lezhë 256
Berat 239
Dibër 119
Kukës 64

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.