Pallatet e braktisur nga investitori, procedura që ndiqet për legalizimin

Pallatet e braktisura nga investitori, tashmë mund të legalizohen. Emisioni “Pyet Kadastrën” në Top News zbuloi se 900 të tillë tashmë janë legalizuar, ndërsa janë në proces edhe 400 të tjerë.

Por si veprohet?

Aplikimi  mund të bëhet nga investitori, por edhe nga vetë banorët. Më poshtë po rendisim edhe hapat që duhet të ndiqni dhe dokumentacioni që nevojitet për të nisur procedurën e legalizimit.

Procedura mund të ndiqet në dy forma, ose nga investitori ose nga banorët

1.       Përcaktimi i personit, administratorit të procesit. Kontaktet

2.       Lista e banorëve

3.       Kopje e vetëdeklarimeve, kontratave

4.       Kopje të kartave të identitetit apo pasaportave

5.       Certifikatë familjare të blerësit, në momentin e blerjes

6.       Kalimet mbi pronësine, njësinë e poseduar

7.       Projekti i miratuar

8.       Projekti i gjendjes ekzistuese

9.       Projekti i pallatit pa leje ndërtimi

10.     Tabela e sipërfaqeve

11.     Akt ekspertiza e qendrueshmërisë së projektit

12.     Akt marrëveshjet mes ndërtuesit dhe pronarëve të truallit

13.     Akte noteriale

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.