Pak minuta shi mjaftuan të përmbysnin Durrësin, makinat ‘notojnë’ në rrugë

Mesditën e sotme, reshjet e dendura të shiut përfshinë Durrësin, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit.

Kjo situatë aspak e panjohur për durrsakët, që sa herë moti i keq përfshin qytetin bregdetar, ky i fundit “noton” nën pushtetin e ujit.

Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra ndërsa në rrugë mund të qarkullojnë vetëm automjetet.

Situata shfaqet problematike në lagjen nr.1, në rrugën Taulantia ku edhe janë investuar miliona lekë për rehabilitimin dhe shmangien e përmbytjeve, në hyrje të Durrësit, rreth stadiumit, pranë Stacionit të Trenit, zonën e tregut industrial etj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.